Shkencëtarët besojnë se dhjami luan një rol të rëndësishëm në ndihmimin e trupit për të punuar si duhet.
Kaq shumë përshtypje u kanë bërë atyre aftësitë e dhjamit saqë mendojnë se ai nuk duhet parë më si teshë e tepërt e trupit.
Studiuesit kanë zbuluar se dhjami luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kockave dhe organeve, në rregullimin e hormoneve dhe sistemit të mbrojtjes së trupit po ashtu edhe në lëvrimin e sistemit të shumimit tek gruaja.
Studimet kanë treguar se dhjami prodhon një hormon të rëndësishëm të quajtur leptinë i cili merr e jep me trurin duke i bërë të ditur se në çfarë gjendje ndodhen nivelet e energjisë trupore.
Ky hormon e njofton trurin kur trupi ka nevojë për ushqim dhe kur është ngrënë më tepër se ç?duhet.
Gjithashtu hormoni në fjalë luan një rol të rëndësishëm në proçesin e shumimit.
Grave që kanë një sasi tepër të vogël dhjami në trup nuk u vijnë zakonet.
Simon Coppack - studiues në Shkollën Mjekësore të Londrës - thotë se dhjami mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e shtatzanisë.
Ai thotë se është e nevojshme që trupi i nënës të jetë tërë kohës në dijeni mbi nëse ka sasinë e duhur të energjisë që i nevojitet apo jo.
Hormoni leptinë luan një rol të rëndësishëm edhe në luftën kundër infeksioneve pasi i përket një familje hormonesh të quajtur cytokine të cilat luajnë rolin e sinjaleve duke rregulluar sistemin e mbrojtjes trupore.
Coppack është i mendimi se edhe dhjami është organ.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Mbështetur në materialin e New Scientist
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|