Natyra: Dy aminoacide ishin nistarët e jetës Data e botimit: Friday, 30 March 2001
Lėnda: Lindja e jetës
|
Jeta në Tokë mund të jetë krijuar nga një përzierje e vetëm dy aminoacideve të cilat janë sjellur në Tokë nga kometat.
Me këtë pretendim ka dalur një grup studiuesish të institutit oqeanografik Scripps në San Diego të SHBA-së.
Kur ky grup studjoi meteorët Orgueil dhe Ivuna gjeti vetëm dy aminoacide, beta-alaninë dhe glicinë. Këto aminoacide janë të vetmet që mund të krijohen brenda një komete.
Po të njëjtët aminoacidë janë të nevojshëm për të krijuar peptidnukleinoacidin që mendohet të jetë ai acid prej të cilit është formuar DNA-ja.
Meteori Orgueil, që nuk dihet se prej nga ku në hapësirë ka ardhur, ra natën e 14 majit 1864 në fshatin francez Orgueil.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
Burimet: TT, Britannica
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.66 Votues: 18

| |
|