Nuk është shumë më i madh nga një disk i një videoje digjitale DVD, por ka një hapësirë ruajtje prej 60 DVD-sh (200 filmash ne kualitetin e DVD-se), 1500 disqesh të ngjeshur (CD) dhe ka vend për 800 kopje filmash në VHS.
Diskut të ngjitur (harddisc) të kompjutareva do tu jepej një formë dhe
teknikë krejt e re që do të bënte një kuti e ketij disku të kishte aftësinë
ruajtese prej 100 000 Gigabyte.
Kjo në sajë të zbulimit të një elementi tepër të ndjeshëm ndaj dritës i
cili lexohet me anën e dy rrezeve lazer të lëshuara nga dy drejtime të
ndryshme duke formuar kështu një figurë tredimensionale të dhënash. Poashtu
si tek kartat, apo kartolinat holografike, krijohen perspektiva të shumta.
Të dhënat nuk lexohen në siperfaqe si bëhet në ruajtësit e sotëm të tyre
por në vëllim.
Duke ndryshuar këndi i lëshimit të rrezes lazer mbi elementin e ndjeshëm
ndaj dritës lexohet një faqe tjetër të dhënash. është arritur të ruhen 10
000 faqe, secila me nga 1 megabite të dhëna, në një kristal me përmasat e një
kubi sheqeri. Meqënëse nuk ka veprime mekanike për të arritur tek
informacioni, por cdo faqe mund të arrihet në mënyrë simultane, të dhënat e
ruajtura në mënyrë holografike mund të lexohen shumë shpejtë - deri tani
është arritur në shpejtësinë prej një biljon bits për sekondë.
Ky ruajtes te dhenash do te dale ne shitje rreth vitit 2005.
Mendohet se do të zëvendësojë teknikën 100 vjeçare të përdorur në
Hollywood, rulin 35 milimetërsh.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Bazuar në materialet e IBM-së
|