Teknologji: Trajtim pa dhimbje i dhëmbëve nëpërmjet lazerit Data e botimit: Monday, 05 June 2000
Lėnda: Dhëmbët
|
Një vegël me lazer me funksion të dyfishtë dhe e frymëzuar nga teknologjia e hapësirës së Nasa-s mund të zëvendësojë gërryesin dhe skalpelin e dentistit. Kjo vegël është e aftë të gërryejë dhëmbin duke e bërë gati për mbushje si edhe mund të përdoret për operacion të mishit të dhëmbëve.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet ndryshimit të gjatësive të valëve të rrezeve lazer.
Thuhet që kjo pajisje e re nuk të shkakton dhimbje. Dhëmbi i mbushur do të jetë më i fuqishëm sepse lazeri do të heqë një copëz më të vogël të dhëmbit të shëndoshë nga çfarë bën vegla gërryese e dentistit. Sasia e gjakut që do të dalë nga operimi i mishit do të jetë më e vogël sesa sasia që del kur theret mishi me skalpel.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Mbështetur në materialet e BBC Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.25 Votues: 8

| |
|