Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh p.e.s populli Kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errëta të dimrit duke u ndarë në të njëtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ia përkushtonin këtë natë zotit të tyre të vdekjes Samhain. Gojëdhëna thotë se ai ka mbledhur shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve që kanë shkuar pasi që i kanë larë mëkatet e tyre, dhe i ka dërguar në Parajsën kelte.
Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj përzenin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizimit. Qe At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e Të Gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar shkakun e kremtimit të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe e të vdekurve.
Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kalonte Atlantikun për në Amerikën e Veriut së bashku me pasardhësit e keltëve, irlandezët të cilët shtegtuan për atje për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë kësaj përhapjeje ndryshoi dukshëm. Kështu tashmë Halloween ka më tepër ngjashmëri me karnevalet sesa me zakonet e hershme.
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O''''Lantern duhej shkonte në Ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsh duke i dhënë me vete një copë qymyri që digjej, ta kishte gjatë rrugës. Jack''''u e vendosi qymyrin brenda një rrepe të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë meqënëse nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte mëse e qartë që rrepa me qymyrin brenda u shtinte frikën para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqënëse amerikanët përdorën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: gjermanja Welt Der Wunder Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|