Fenomenet jo të natyrshme mund të shfaqen në çdo kohë të ditës. Në kështjellën Engs? në Suedi, njerëzit thonë të kenë parë figura që dalin nga pasqyra, sende që qëndrojnë pezull në ajër dhe të marrë flakë diku kur zhduket zinxhiri i artë i kontit të dikurshëm.
Eksperimentet laboratorike kanë treguar se magnetizmi i tokës ndikon në trurin e njerëzve të ndjeshëm të cilët janë nga shtatë deri dhjetë përqind të njerëzve, dhe u jep atyre përjetime të pazakonta.
Truri e kupton që po ndodh diçka. Por nuk din ta shpjegojë. Kështu lindin përfytyrimet e të parit të shpirtrave.
Nëpërmjet matjes me pajisje të thjeshta disa profesorë amerikanë të parapsikologjisë matën rrezatimin magnetik të tokës brenda në kështjellën e Engs?-s. Doli se ky rrezatim ka vlera të larta në njërën prej sallave të mëdha të kështjellës. Në të vërtetë aty nuk duhet të kishte një vlerë të tillë të lartë magnetizmi.
Ndërkohë ata janë duke vazhduar studimin e tyre për të gjetur shkaktarët që sjellin këtë rritje të magnetizmit.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur tek materialet e marra nga gazeta suedeze Dagens Nyheter
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|