Një e vërtetë shqetësuese është ajo që në këtë çast agjentë sekretë mund të jenë duke përgjuar brenda kompjuterit tënd.
Të ashtuquajturat "programe parazite" marrin shënim gjithçka që ti bën me kompjuterin tënd të cilat u shiten pastaj palëve të treta që mund të jenë të interesuara.
Pjesa më e madhe e programeve parazite ndahen në dy kategori:
- "adware" - programe në kompjuterin tënd që bëjnë
të kërcejnë përpara syve të tu dritare të vogla
me reklama, instalojnë tabela me reklama ose gjatë kërkimit që
bën në internet apo gjatë bredhjes atje të sjellin në
plan të parë faqet prej të cilave sponsorizohen (EZula).
- "spyware" - pajisje të fshehura në kompjuterin tënd
që shohin se çfarë bën, vjedhin të dhënat personale
dhe i dërgojnë pastaj në rrjet.
Të përbashkët kanë atë që këta vetëshkarkohen
në heshtje në kompjuterin tënd ndërkohë që je
në linjë.
Ndonjëherë këta vijnë të bashkangjitura me programe
që ti i shkarkon nga rrjeti - hollësitë janë shpesh të
përshkruara me germa të vogla në marrëveshjen për përdorimin
e tyre por pjesa më e madhe e përdoruesve e kalojnë këtë
pa i hedhur ndonjë sy.
Ndonjëherë ato nuk kanë nevojë as për lejen tënde
për tu vetëshkarkuar ndërsa je futur në ndonjë faqje
ku s?duhet të futeshe.
Programe kundër "adware" dhe "spyware"
Vetëm pas instalimit të një ashtuquajturi ''''mur kundër djegjes''''
(firewall) - që lejon vetëm programet e lejuara prej teje të
futen në internet - arrin të kuptosh se ç?po ndodh.
Gjithashtu janë zhvilluar programe që gjejnë dhe heqin programet
parazite. Revista Rruzull mund t?ju këshillojë shkarkimin dhe
përdorimin bashkarisht të programeve të mëposhtme:
Spybot
- Search & Destroy 1.1 nga Universiteti i Dortmund''''it.
Ad-aware
6.0 Build 162 nga FileForum.
Ndërkohë edhe pala tjetër po kundërsulmon. Disa programe
të krijuara së fundi janë në gjendje të ç?instalojnë
pajisjet kundër-parazitare.
Shmangiuni Internet Explorer
Disa shoqëri janë duke shfrytëzuar disa të çara
në programin Messenger të Windows për të shfaqur tinazi
reklama në ekran.
Mënyra më e lehtë për t?iu shmangur këtyre parazitëve
është mospërdorimi i Internet Explorer pasiqë është
bërë shënjestër e shumë shoqërive "adware"
dhe "spyware". Laurent Dhima, mjeshtri i portalit shqiptar Alblinux
, më thotë se po në të njëjtën mënyrë
edhe vetë sistemi operativ Windows është bërë shënjestër
e një numri të pafund shoqërish dhe njerëzish të paskrupullt,
duke këshilluar përdorimin e sistemit operativ Linux që është
më i qëndrueshëm nga ana e sigurisë.
Kur je duke përdorur Windows për tu futur në rrjet duhet të
sigurohesh më parë që të paktën ke instaluar arnat
e sigurimit. Asnjëherë nuk duhet të klikosh "Yes" (Po)
kur të shfaqet ''''Do you want to download and install?'''' (A don të shkarkosh
dhe instalosh ?) përpara se të jesh 100 % i sigurtë se shoqëria
që e ka bërë atë program është e besueshme dhe
se ai program të nevojitet me të vërtetë.
Përveç se spiunojnë atë që bën, pjesa më
e madhe e programeve parazite janë të shkruara keq dhe mund të
dëmtojnë proceset në kompjuterin tënd, disa të tjera
ta ngadalsojnë kompjuterin si dhe lidhjen me internetin.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimet: BBC, përvoja vetjake.
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|