Sonda kozmike Mars-Rover-Opportunity - e cila ka mëse katër javë që gërmon, mbledh kampione dheu dhe gurësh në në një krater të vogël të planetit Mars, i fotografon dhe analizon ato si të ishte një gjeolog - gjeti prova që tregojnë se në Mars ka patur sasi të madhe uji që kanë lënë shënjën e tyre në shkëmbinjtë e planetit.
Prej një distance prej 500 milionë km. sonda dërgoi në tokë fotografi, analiza të gurëve dhe të shtresave tokësore si dhe prova kimike. Shkencëtarët i bashkuan, krahasuan dhe vlerësuan të gjitha të dhënat për të arritur në një përfundim sensacional: gurët dhe shkëmbijtë në fjalë kanë qënë dikur të mbuluar me ujë. Shkencëtarët e misionit thanë se prova më domethënëse që tregon se uji mbulonte Marsin ishte prania në shkëmb e një sasie të madhe të kripërave sulfurore të quajtura sulfate. një nga këto sulfate, quajtur jarosite, ishte i dukshëm. Si hidrat sulfati, ky mineral krijohet vetëm në praninë e ujit.
Ka kohë që shkencëtarët mendojnë se në Mars ka pasur ujë. Por për herë të parë kjo gjë u provua përmes analizave të bëra në sipërfaqen e këtij planeti. Por deri në ç''''periudhë ka pasur ujë në Mars, kjo mbetet e paqartë. Për të bërë analiza të tilla studiuesve u duhen kapione nga gurët dhe shkëmbinjtë e Marsit që të mund t''''i analizojnë në laboratore speciale.
"Më në fund kemi kampione nga Marsi që do të deshim t''''i kishim sa më shpejt në dorë për t''''i analizuar këtu në tokë" - thotë një prej shkencëtarëve.
Shkencëtarët e Nasës thonë se provat që tregojnë praninë e ujit nuk tregojnë se aty ka patur ndonjë oqean që ka avulluar apo se uji rridhte nëpër shkëmbinj që janë krijuar nga shpërthimet vullkanike apo procese të tjera. Shkencëtarët nuk dinë gjithashtu për sa kohë ka qënë i pranishëm uji në Mars dhe nëse aty ka patur ndonjëherë jetë. "Ne besojmë se në këtë pjesë të Marsit ka patur kushte për jetë. Kjo nuk do të thotë se aty ka patur jetë. Këtë nuk e dimë. Por ky vend ka patur kushtet për jetesë në një periudhë kohe".
Të nxitur edhe prej presidentit amerikan dhe planeve të tij për hapsirën kozimike, NASA po punon për projektimin e një sonde të re e cila do të jetë në gjendje që përmes robotit të mbledhë kampione në Mars dhe t''''i sjellë ato më pas në Tokë. Por kjo gjë nuk është punë muajsh, por vitesh."
Robotët Opportunity dhe Spirit në anë të ndryshme të planetit do të vazhdojnë kërkimet për prova të ujit në mënyrë që shkencëtarët të zbulojnë se sa i përhapur ka qënë ai në Mars. Gjithsesi ende nuk dihet nëse kapaciteti i tyre do të jetë i mjaftueshëm për të vazhduar këtë mision.
Përmblodhi: Alvin Ekmekçiu
Burimet: Valët Gjermane, Zëri i Amerikës
|