Banjat ishin qendra e jetës shoqërore romake ndërtesat e të cilave i përkasin atyre më të përparuarave të kohës së lashtë me teknikën e tyre të stërholluar për mbartjen e ujit dhe të ngrohjes. Betoni dhe kupola ishin shpikje romake.
Për inxhenierët dhe mjeshtërit romakë të ndërtimit pothuajse asgjë nuk ishte e pamundur. Ata ngritën plot ndërtesa monumentale dhe krijuan një rrjet të madh udhësh me ura në perandorinë e tyre madhështore që zgjatej 5000 kilometra prej Skocisë në Siri. Por më të përparuarat teknikisht ishin të ashtuquajturat akuadukte (ujësjellësit) të cilët furnizonin qytetet dhe garnizonet me ujë të pastër.
Akuadukt
|
Roma para dymijë vjetësh ishte një qytet prej 2 miljonë banorësh të cilët furnizoheshin me ujin e 11 ujësjellësve që së bashku ishin 500 km të gjatë. Pa këta ujësjellës nuk do të ishte as Roma dhe as banja romake.
Ujësjellësit sillnin përditë mbi 800 litra ujë në Romë i cili shkonte tek banorët e saj por edhe tek banjat apo shatërvanët.
Banjë Romake
|
Një romak i vërtetë kalonte orë të tëra brenda banjave elegante, të cilat ishin të përbëra nga të paktën 3 dhoma me temperatura të ndryshme si dhe një pishinë me ujë të ngrohtë. Njerëzit hanin, pinin, bisedonin dhe laheshin së bashku, burra edhe gra.
Në ditët tona nuk ka mbërritur ndonjë ndërtesë e plotë banje, as plane të tyre.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu Burimi: Vetenskapens Värld Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|