Një paralloj i anijes së ardhshme Europiane që do të përdoret për të vërvitur satelitë, i projektuar në Gjermani, u lëshua nga një helikopter nga një lartësi prej 2400 metrash. I komanduar nga satelitët GPS, vërvitësi Europian pas një flurimi prej 90 sekondash u ul në mënyrë të përsosur gjatë provimit të tij, tha Johanna Bergstroem-Roos nga Qendra Hapësinore e Europës Veriore në Kiruna, 1240 km në veri të kryeqytetit suedez Stokholm.
Anija Phoenix së bashku me raketën Ariane-5 përfaqëson shpresën e Agjencisë Hapësinore Europiane për të dërguar një astronaut në hapësirë, por drejtuesit e projektit bëjnë të ditur se një vërvitës me përmasa të plota nuk do të jetë i gatshëm për më shumë se një dekadë.
Shkëputur nga Panorama, 11-05-2004
|