Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Mbi seksin
[ Mbi seksin ]

·Seksualizmi, të jetë magjepsës por edhe i përditshëm
·Kryerja e seksit; fazat e orgazmës dhe të pandjeshmërisë
·Kryerja e seksit; faza e pllajës
·Kryerja e seksit: faza e ngacmimit
·Seksi oral
·Dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale
·Seksi dhe dëshirat
·Sperma, kundër depresionit
·Transseksualët

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 76 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetërime: Kryengritja polake e 1944-ës dhe qëndrimi i aleatëve

Nga Një burim - Tuesday, 03 August 2004

HistoriForcat amerikane dhe britanike përparonin nga perëndimi, sovjetikët nga lindja. Dukej se kishte ardhur koha e përshtatëshme që rezistenca polake, më e madhja në çdonjërin nga vendet e pushtuara nga nazizmi, të ngrihej kundër shtypësit. Më 1 gusht 1944, beteja për çlirimin e Varshavës filloi.

Ishte një luftë e pabarabartë. Megjithëse e organizuar mirë, lëvizja ilegale polake as që mund të krahasohej me forcat gjermane të armatosura mirë. Nga 40 mijë luftëtarët polakë, vetëm një e katërta e tyre kishin armë të përshtatëshme. Të tjerët ishin të armatosur vetëm me gurë dhe tulla.
Ata i kishin varur shpresat tek ndihma e aleatëve. Ndërkohë që forcat aleate po i afroheshin qytetit, Stalini u bëri thirrje polakëve të ngriheshin. Të njëjtën gjë bëri edhe presidenti amerikan Franklin Roosevelt. Por kur trupat sovjetike arritën në periferi të Varshavës, ato u ndalën aty. Duke planifikuar pushtimin e Polonisë pas luftës, Stalini donte që rezistenca polake të mos e pengonte.

Sovjetikët jo vetëm që rrinin dhe shikonin se si nazistët masakronin kryengritësit dhe vrisnin popullatën civile, por për shumë javë me radhë, penguan edhe amerikanët dhe britanikët që t’u jepnin ndihmë kryengritësve. Më në fund, i nervozuar, Çërçilli kërkoi që ndihma të dërgohej, megjithë kundërshtimet e Stalinit, por Presidenti Ruzvelt nuk ishte dakord dhe dukej se nuk e kishte marrë problemin seriozisht.

Historiani Norman Davies thotë se fuqitë e mëdha humbën një rast mjaft të rëndësishëm:
”Aleatët perëndimorë kishin në dorë shumë karta që mund të kishin luajtur. Ata e furnizonin Bashkimin Sovjetik me sasi kolosale pajisjes ushtarake dhe nëse presidenti amerikan do të kishte ndërhyrë, përgjigja e sovjetikëve mund të kishte qenë pozitive.”

Por Brian Porter, profesor i historisë në Universitetin e Miçiganit, dyshon tek ky konkluzion. Ai thotë se presidenti në fakt i kishte duart të lidhura.
”Stalini nuk do të lejonte që polakëve t’u shkonte ndonjë ndihmë, pas fillimit të kryengritjes. Përsa u përket amerikanëve, edhe sikur ata të ishin përpjekur të ndihmonin, vështirë të imagjinosh se çfarë roli mund të kishte luajtur kjo. Duhet të kujtojmë se lufta nuk kishte mbaruar ende dhe megjithëse fitorja dukej e sigurt, akoma kishte luftime. Veç kësaj, Japonia ende nuk ishte mundur.”

Pas 62 ditë luftimesh të ashpra kryengritja polake u shtyp nga nazistët. Të uritur në kulm, polakët hanin çdo kalë apo qen që gjenin dhe pinin ujin që gjenin në gropat e rrugës. Ata shfrytëzuan kanalizimet e qytetit për të shpëtuar, duke notuar nëpër ujin e fëlliqur që u vinte deri në gjoks.

Më shumë se 200 mijë polakë humbën jetën në këtë kryengritje, shumica civilë. Profesor Davies thotë se çdo ditë të kryengritjes vdisnin po aq polakë sa u vranë amerikanë gjatë sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Rusia kishte pushtuar një pjesë të mirë të Polonisë nga viti 1795 deri në vitin 1918, thotë Profesor Porter, dhe ajo iu bashkua Hitlerit kur ai filloi Luftën e Dytë Botërore.

”Ne në Shtetet e Bashkuara zakonisht kujtojmë pushtimin gjerman të Polonisë. Kurse polakët e kujtojnë këtë më tepër si një pushtim gjerman dhe rus të vendit të tyre. Gjermanët hynë në Poloni më 1 shtator, por vetëm dy javë më pas, rusët hynë nga ana tjetër pasi kishin nënshkruar një traktat midis Stalinit dhe Hitlerit për ndarjen e Polonisë midis tyre.”

Hitleri e shfarosi sa mundi klasën e edukuar polake. Kurse rusët, thotë profesori, shfarosën pjesën e mbetur.

Në konferencën e Teheranit të fuqive të mëdha më 1943, Ruzvelti dhe Çërçilli ia lanë më shumë se një të tretën e vendit Stalinit. Polakët nuk u pyetën, madje as u informuan për sa po ndodhte.

Pas kësaj, sovjetikët e pushtuan Poloninë dhe e mbajtën të pushtuar për 44 vjet deri sa lindi rezistenca e cila këtë herë fitoi.




Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Sundues i Bixhozit, i Klubit, i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve
   Abraham Lincoln (Linkolni)
   Bombardimi i Dresden'it gjatë Luftës II Botërore
   Zbulimi i Amerikës
   Të dhëna mbi konfliktin në çeçeni
   Leka i Madh dhe vdekja e tij
   Tibeti - një histori e shkurtër
   Kryengritja polake e 1944-ës dhe qëndrimi i aleatëve


 
Kanė tė bėjnė..
· Poloni
· Zëri i Amerikës
· Kėrko tek lėnda: Histori


Shkrimi mė i lexuar mbi Histori:
Zbulimi i Amerikës


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3
Votues: 5


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Kryengritja polake e 1944-ës dhe qëndrimi i aleatëve" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.25 sekonda