Trafiku njerëzor është një biznes i fuqishëm dhe ndërkombëtar. Në të gjithë botën bandat e trafikantëve fitojnë rreth 20 deri në 30 miliardë dollarë në vit. Kështu trafiku i njerëzve është një tregti po aq e rëndësishme si trafiku ndërkombëtar i drogës dhe ai i armëve. Por kjo tregti është edhe një problem botëror.
Sipas ekspertëve janë me qindra ato organizata të cilat jetojnë vetëm nga kjo tregti. Për shkak se udhëtimi legal në shumë vende të pasura po bëhet gjithnjë e më i vështirë, shumë refugjatë pranojnë shërbimet që ofrojnë bandat kontrabandiste. Këto nuk llogariten tek kriminaliteti i organizuar. çmimet për një ndërrmarrje të tillë të rrezikshme variojnë: nga marrëdhëniet seksuale të detyruara deri në 15.000 dollarë për një fluturim në aeroportin në afërsi të vendit të synuar.
Jo vetëm Evropa por edhe Shtetet e Bashkuara bëjnë pjesë në ëndrrën e këtyre refugjatëve. Këtu bëjnë pjesë gjithashtu edhe vendet e pasura me naftë të Gjirit Persik.
Këta persona marrin një udhë, fundin e së cilës ata vetë nuk e dinë. Një arsye shumë e fuqishme për të marrë këtë rrezik është lufta. Krahas kësaj edhe gjendja ekonomike sidomos në vendet në zhvillim përbën një arsye tjetër që njerëzit të braktisin vendlindjen. Janë pikërisht këto vende që shënojnë një rritje të dukshme të numrit të popullsisë.
Në vitin 2050 planeti do të numërojë rreth 9,4 miliardë vetë nga të cilët 8 miliardë do të jetojnë në vendet në zhvillim. Ekspertët janë të mendimit se valët e eksodit të tanishëm janë madje vetem fillimi. Migrimi botëror do të marrë përmasa të fuqishme në vitet e ardhshme dhe do të vazhdojë për disa gjenerata, madje lëvizjet e medha te njerezve do të jenë më të shpejta.
Burimi: Valët gjermane
|