|
Natyra: Jeta në Tokë ka filluar para 3.4 miliardë vitesh Nga Një burim - Monday, 15 November 2004
|
Jeta në Tokë, në formën e mikrobeve, ka filluar para mbi 3.4 miliardë vjetësh, që do të thotë 16 milionë vjet para asaj që është pranuar nga të gjithë, njofton revista britanike " Nature". Analizat e koralit Buck Reef Chert të Afrikes së Jugut, që daton 3,416 miliardë vjet përpara, tregon se ai ishte formuar nga shtresa sendimentesh klasike dhe se shumica e lëndës që përmban karbon kishte si origjinë organizma fotosintetikë.
Autorët e kësaj analize, Micheal Tice dhe Donald Lowe, të Universitetit Stanford, vlerësojnë se ajo(analiza) do ti japë fund debatit për datën e origjines së jetës në Tokë.
|
|