Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Klimën thotë se viti 2004 radhitet i katërti në histori përsa i përket temperaturës së lartë mesatare dhe paralajmëroi se ngrohja globale do të vazhdojë me kushte ekstreme atmosferike si uraganët dhe thatësirat.
10 vjetët më të ngrohtë që nga fillimi i mbajtjes së statistikave nga mesi i viteve 1800, kanë ndodhur që nga viti 1990.
Po kërkohet për mënyra të pakësimit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale. Së shpejti hyn në fuqi Protokolli Kioto, që parashikon pakësimin e çlirimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë në këtë protokoll duke thënë se objektivat e tij për pakësimin e çlirimit të këtyre gazrave do të dëmtonin ekonominë.
Burimi: Organizata Botërore e Metereologëve: 2004-a - viti i katërt në histori për temperaturë të lartë/ZA
|