Protokolli i Kyoto''''s është një përpjekje globale për të pakësuar prodhimin e gazrave, për të cilat shumë shkencëtarë thonë se krijojnë efektin serrë duke sjellur rritjen e temperaturave globale. Ky protokoll hyri në fuqi më 16 shkurt 2005 pas më shumë se shtatë vjetë negociatash. Të paktën 36 vende kanë tani objektiva të detyrueshme për uljen gjatë shtatë viteve të ardhshme të emetimeve të gazrave nën një nivel që është vënë si objektiv brenda vitit 2012.
Ndikimi do të jetë fare i vogël por do të mundësonte ndërmarrjen e hapave të mëtejshme.
140 vende të botës kanë ratifikuar këtë marrëveshje. BE-ja është forca kryesore. Shtetet e Bshkuara u tërhoqën nga pakti në vitin 2001 duke përmendur dëmet e mundshme ndaj ekonomisë amerikane.
Disa vende kanë ndërmarrë tashmë hapa për të arritur objektivat, të tjera janë ende larg, dhe ka mundësi që ato do të kërkojnë mënyra për të shmangur detyrimet e tyre. Mënyra se si do të arrihen objektivat e Kiotos është çështje shumë e debatueshme.
Shkenca po sjell prova, jo thjesht parashikime, gjithnjë e më të mëdha të ndikimit që sjell ndryshimi i klimës, dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta sjellë botën në zhvillim në tavolinën e bisedimeve.
Njerëzit shkaktarë të ngrohjes globale
Të dhënat e reja që iu paraqitën Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës nga një grup shkencëtarësh amerikanë thonë se temperatura e ujit të oqeaneve është rritur për shkak të nivelit të lartë të emetimit nga njerëzit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale.
Deri tani debati ka qenë nëse ngrohja globale është pasojë e shtimit të aktivitetit diellor apo vullkanik apo rezultat i djegies se karburanteve nga njerëzit.
Burimet: Traktati i Kiotos hyn në fuqi
Sot hyri në fuqi Protokolli i Kiotos për mbrojtjen e klimës,140 vende të botës kanë ratifikuar këtë marrëveshje
Njerëzit përgjegjës për ngrohjen globale
|