Kjo sipas një eksperimenti të bërë nga studiuesit e Universitetit të Ulmit në Gjermani të cilët kryen një test në bredhje duke studjuar pjesët e ndryshme që aktivizohen në trurin e burrave dhe grave.
U hetuan 12 burra dhe 12 gra të cilëve u dha për detyrë që në një labirint kompjuterik të gjenin rrugën e daljes prej tij.
Përfundimi: Burrave iu desh mesatarisht 2 minuta dhe 22 sekonda, ndërsa grave 3 minuta dhe 16 sekonda për të dalur nga labirinti.
Përveç kësaj me ndihmën e tomografisë së rezonancës magnetike që bën të mundur matjen e rrymave të trurit u vu re se gjatë këtij testi tek truri i burrave u stimulua pjesa e majtë e zonës Hippocampus, e cila është ajo e bredhjes dhe orinentimit dhe gjendet në thellësi të trurit. Kurse tek gratë u dallua një veprim më i madh në sipërfaqe dhe në pjesën e djathtë ballore të masës së trurit .
Nuk dihet akoma se përse ndodh kjo gjë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se burrat orientohen në hapësirë me ndihmën e figurave gjeometrike, ashtu si bëhet leximi i hartës. Ndërsa gratë kanë prirje të gjejnë rrugën nëpërmjet disa pikave orientuese të rastit në terren.
Gjithashtu nuk është e qartë nëse njeriu lind me këto ndryshime apo shfaqen më vonë si pasojë e mësimit të shprehive gjinore.
Matthias Ripe që drejtoi këtë eksperiment beson më tepër në hipotezën e parë sepse thotë se dallimet e mësipërme janë vënë re edhe tek minjtë.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Bazuar në materialet e gjermanes Der Spiegel
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|