Avioni më i madh i botës për pasagjerë, Airbus 380, përfundoi fluturimin e tij të parë të provës në dalje të qytetit francez Tuluzë. Avioni fluturoi për afro katër orë para se të zbriste duke i rënë rrotull aeroportit.
Avioni me katër motorë dhe katër kolona me sedilje është projektuar për të transportuar 555 pasagjerë, por ka vend për më shumë se 800 vetë. Ai do të nisë nga përdorimi vitin e ardhshëm.
Kompania Airbus shpreson se Airbus 380 do të shërbejë për të tërhequr pasagjerët që deri tani preferonin konkurentin e kësaj kompanie, Boeingun amerikan. Boing 747 ka qenë prej kohësh tipi dominues i avionëve të mëdhenj për transportin e pasagjerëve.
Kancelari gjerman Gerhard Shrëder dhe presidenti francez Zhak Shirak e kanë vlerësuar lart si ngjarje të mrekullueshme të bashkëpunimit evropian, në një fushë të dominuar për mëse 60 vjet nga amerikanët.
Burimet: Airbus A380 kalon me sukses provën e parë të fluturimitAirbus kryen me sukses fluturimin e parëShrëder dhe Shirak përshndesin fluturimin e parë të Airbusit A 380
|