Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Gjumi
[ Gjumi ]

·Gërhitja - kur nata kthehet në makth
·Fli mirë që të jesh në formë !
·Gjithkush është shpjegues i ëndrrave të veta
·Gjumë dimëror për njerëzit
·Njerëzit mësojnë në gjumë
·Gjumashët vdesin më shpejt

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 77 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetërime: Si të studioj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?

Nga Një burim - Wednesday, 04 May 2005

KulturëStudentët që duan të studiojnë jashtë vendit të tyre, parapëlqejnë në shumicën e rasteve Shtetet e Bashkuara se sa çdo vend tjetër. Rruga për t?u pranuar në një universitet nuk është e lehtë. Afro 600 mijë studentë nga gjithë bota ndjekin universitetet amerikane. Më shumë se 3 mijë e 600 institucione të arsimit të lartë amerikan pranojnë studentë të huaj.

Cheryl Darrup-Boychuck drejton Revistën Akademike Amerikane, një faqe interneti që ofron informacion për studentët që duan të njihen me procesin e zgjedhjes dhe financimit të studimeve universitare në Shtetet e Bashkuara, që synon të nxisë studentët të zgjedhin universitete amerikane. ?Mendoj se një student që është i interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjë së pari vlerësimin e vetes, pra të vendosë se ku do të përqëndrohet. Në Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhësh nga një listë me afro 500 lëndë të ndryshme mësimore? - ajo i këshillon studentët të bëjnë kërkime në internet - ?Vetëm shkolla mund të kushtojë deri në 40 mijë dollarë, ndërsa shpenzimet e jetesës gjatë viteve të shkollës luhaten nga 15 mijë deri në 40 mijë dollarë. Ndihmat financiare dhe bursat janë shumë të kufizuara?.

Kështu ndihma financiare është gjëja e parë që duhet menduar nga cilido që ka në plan të shkojë në Amerikë për të studiuar sepse në fakt studentëve të huaj nuk u ofrohet shumë në aspektin financiar. Grupi NAFSA: Shoqata e Edukatorëve Ndërkombëtarë thotë se 81 përqind të studentëve që shkojnë në Amerikë e paguajnë shkollimin e tyre me paratë e veta ose me paratë e familjes.

Studentët e huaj pasuniversitarë kanë më shumë gjasa të marrin ndihmë financiare se studentët universitarë. Megjithatë, 47 përqind e studentëve të huaj pasuniversitarë e paguajnë shkollimin me paratë e tyre ose të familjes së tyre.

Studentët që kanë në plan të shkojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të punojnë për të mbuluar një pjesë të kostos, duhet të dinë se, para se të marrin vizën, duhet të kenë letrën e pranimit në Universitet, si dhe llogaritë bankare apo një dokument për miratimin e ndihmës financiare, që provojnë se personi ka fonde të mjaftueshme për të studiuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara jep ndihmë për studentë nga disa vende. Hollësi mund të kërkohen nga ambasada amerikane ose nga një zyrë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Edhe universiteti lokal mund ta ketë një informacion të tillë.

Disa shkolla amerikane sigurojnë ndihmë financiare për studentët e huaj. Një listë e këtyre shkollave mund të gjendet në faqen e internetit me këtë adresë edupass.org. Kjo faqe jep edhe shumë informacion se kujt duhet t?i shkruash për të kërkuar ndihmë financiare. Dhe i paralajmëron studentët të mos paguajnë nëse kërkohen para për formularët e aplikimit për bursa, sepse mund të mashtrohen.

Kjo faqe të tregon gjithashtu se si të porosisësh botime të tilla si Financimi për të studiuar në Amerikë - Udhëzime për Studentët dhe Profesionistët e huaj. Ky libër udhëzimesh jep një listë prej më shumë se 600 vendesh ku studentët ndërkombëtarë mund të marrin ndihmë për të paguar për studimet e tyre.

Në internet mund të gjendet shumë informacion rreth ndihmës financiare. Nëse nuk ke kompjuter, atëhere mund ta kërkosh informacionin në një shkollë apo qendër edukimi.

Një faqe tjetër e dobishme për studentët është ajo që administrohet nga Departamenti i Shtetit. Adresa e saj është educationusa.state.gov.

Bursat Fulbright

Programi Fulbright u jep amerikanëve shansin të studiojnë, të japin mësim dhe të bëjnë kërkime në vende të tjera. Po kështu ky program u jep mundësinë edhe studentëve dhe pedagogëve nga vendet e tjera të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të njëjtin qëllim.

Ata që përfshihen në këtë program marrin para të mjaftueshme për udhëtime, arsimim dhe jetesë. Programi financohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, qeveritë e vendeve të tjera dhe organizata private.

Programi Fulbright është krijuar në vitin 1946 sipas projektligjit të propozuar nga Senatori William Fulbright, i cili e shihte këtë si një mënyrë efikase për të rritur mirëkuptimin ndërmjet vendeve të ndryshme. Ai besonte gjithashtu se programi mund të pajiste me dije udhëheqësit e ardhshëm të botës.

Senator Fulbright mendonte se të jetosh e mësosh në një vend tjetër ndihmon që njerëzit të kuptojnë ide të tjera dhe mënyra të tjera jetese. Ai mendonte se kjo lloj përvoje i ndihmonte njerëzit të kuptonin më mirë edhe vendin e tyre.

Gati 5 mijë grante Fulbright jepen çdo vit për studentë, pedagogë e profesionistë amerikanë e të huaj. Në lidhje me këtë program mund të mësohet më hollësisht nga Zyra e çështjeve Arsimore dhe Kulturore në Departamentin e Shtetit si edhe në njërën nga faqet elektronike të Zërit të Amerikës në voaspecialenglish.com .

Një program i tjetër quhet Fulbright Teacher and Administrator Exchange - Programi Fulbright për Shkëmbim Mësuesish dhe Administratorësh. Ky program bën të mundur që një mësues amerikan dhe një koleg i tij nga një vend tjetër të këmbejnë vendet, zakonisht për një vit shkollor.

Lista e vendeve të përfshira në program ndryshon nga viti në vit. Faqja e internetit për Programin Fulbright për Shkëmbim Mësuesish dhe Administratorësh është fulbrightexchanges.org.

Vështirësi në marrjen e vizës

Disa njerëz po shprehin mendimin se Shtetet e Bashkuara nuk janë më aq të hapura ndaj studiuesve të huaj. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara i bënë më të rrepta kërkesat për viza për studentët, pedagogët dhe studiuesit ndërkombëtarë. Numri i tyre ka rënë me më pak se 2 mijë që nga 11 shtatori 2001.

Pas masave më të rrepta të sigurisë dhe rasteve tashmë të njohura të profesorëve të huaj, të cilëve nuk u janë dhënë, ose u janë hequr vizat, disa kritikë filluan të shtrojnë pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara po kultivojnë një mendësi kështjelle.

Burimet:

  • Të studjosh në Shtetet e Bashkuara?.../ZA
  • Si mund të studiosh në Shtetet e Bashkuara?/ZA
  • Bursat Fulbright/ZA
  • Forcimi i rregullave për vizat, po pengon programet e shkëmbimit Fulbright/ZA


  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       E drejta për të (mos) vdekur
       Si të studioj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?
       Sistem paralajmërues për mbrojtjen nga cunami
       Naftësjellësi më i madh në botë
       I vetmi laborator nënujor në botë
       Higjiena e trupit
       Nobel 2004 për amerikanë në mjekësi dhe fizikë
       Liberalizohet tregu botëror


     
    Kanė tė bėjnė..
    · Revistën Akademike Amerikane
    · edupass.org
    · educationusa.state.
    · voaspecialenglish.c
    · fulbrightexchanges.
    · Të studjosh në Shtetet e Bashkuara?...
    · Si mund të studiosh në Shtetet e Bashkuara?
    · Bursat Fulbright
    · Forcimi i rregullave për vizat, po pengon programet e shkëmbimit Fulbright
    · Kėrko tek lėnda: Kulturë


    Shkrimi mė i lexuar mbi Kulturë:
    Higjiena e trupit


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 3.54
    Votues: 11


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Si të studioj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.26 sekonda