ESA don përmes projektit "Don Quijote" (Don Kishot) të largojë asteroidet që në të ardhmen do të kenë një orbitë përplasëse me Tokën. Për këtë asaj i duhen dy mjete hapësirëfluturuese: që të dyja do të nisen njëkohësisht, por "Sancho" (Sanço) do të marrë një kurs më të shkurtër dhe do të dërgojë shumë zbulorë mbi sipërfaqen e asteroidit për të kthjelluar strukturën e tij. Ndërsa "Hidalgo" do ta godasë me shpejtësi dhjetë kilometra në orë; "Sancho" do të masë gjatë përplasjes të dhëna mbi bërthamën e këtij trupi qiellor. Përmes kësaj do të përftohen njohuri të çmuara mbi ndërtimin e brendshëm të sendit që po i afrohet Tokës.
Për të mundësuar organizimin e një misioni të suksesshëm mbrojtjeje, duhet për shembull të dihet se si duket struktura e brendshme e sendit, si është natyra e sipërfaqes: a është poroze, a është pluhur i hershëm apo kemi të bëjmë me një sipërfaqe të sheshtë e të fortë ?
Këto të dhëna do t''''i dërgojë "Don Quijote".
Pastaj do të ishte e mundur të gjehej mënyra për të mposhtur asteroidin. Hedhja në erë do të ishte zgjidhja e mesme, kur koha paralajmëruese do të ishte e shkurtër. Por nëse asteroidi do të copëtohej në pjesë më të vogla, të cilat do ta ruanin në thelb orbitën e tyre, atëherë problemi nuk do të ishte zgjidhur. Një raketë me shtytje diellore mund ta shtynte asteroidin në një orbitë jo të rrezikshme për Tokën. Por kjo do të kërkonte disa dhjetëvjeçarë.
Përgatiti :
Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanofolësja Nano/Sancho und Hidalgo werfen Asteroiden aus der Bahn/3sat/28.01.2005
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të ? Rruzull.net lexo këtu.
|