Diclofenac T ratiopharm është një ilaç malcimfashitës, dhimbjeqetësues dhe zjarrmiulës.
Ai përdoret për trajtimin kohëshkurtër të dhimbjeve akute në rastin e sëmundjeve malcuese reumatike, dhimbjeve tek gratë nga të përmuajshmet, kapje migrene dhe në rastet e dhimbjeve apo malcimit të qëndrueshëm prej lëndimeve dhe operacioneve, si edhe në lidhje me mjekimin e dhëmbëve.
Pëmbajtja
Lënda vepruese: diklofenak kaliumi 25 përkatësisht 50 mg.
Lëndë të tjera: monohidrat laktoze 93,5 përkatësisht 187 mg, celulozë të micërkristaltë, niseshte misri, celulozë natriumkarboksimetili, magneziumstearat, silicë koloidale e paujë, hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë 85%, dyoksid titani (lëndë ngjyrosëse E 171), oksid hekuri të kuq dhe të verdhë (lëndë ngjyrosëse E 172).
Kujdes
Nuk duhet të përdoret nëse njeriu është tepër i ndjeshëm (alergjik) ndaj diklofenakut apo ndaj ndonjë lënde ndihmëse në Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka ulçerë në stomak ose plagë në duoden, nëse njeriu ka dobësi kardiake (shk. insufficienta cordis), dëmtim të mëlçisë apo ndonjë sëmundje veshkash, nëse njeriu ka prirje në rritje për të nxjerrë gjak ose porfiri, një lloj i veçantë sëmundjeje metabolike e trashëgueshme, nëse njeriu ka pasur reaksione alergjike si dhe probleme me frymëmarrjen, rrufë alergjike apo dalje puçrrash në lëkurë në lidhje me marrjen e aspirinës (acidit acetilsalicili, C9H8O4) ose ndonjë ilaçi tjetër qetësues apo malcimfrenuese. Nuk duhet përdorur as gjatë tre muajve të fundit të shtatzënësisë.
Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo zorra apo ulçerë në stomak, nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut apo zorrës, nëse ka dobësim të aftësisë së mëlçisë, dobësim të aftësive të zemrës apo veshkave, nëse njeriu është pacient dializik apo vuan nga çrregullime hemorragjike. Edhe më tepër kujdes duhet të bëjë ai që është i moshuar.
...vijon
Përgatiti :
Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja FASS/Diclofenac T ratiopharm /rishqurtuar 2003-07-02
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të ? Rruzull.net lexo këtu.
|