Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Drejtësi
[ Drejtësi ]

·Të drejtat e konsumatorit në Evropë
·Dënimi me vdekje nëpër botë
·Rusia - vend jo i lirë
·Gjyqet - si duken në të vërtetë ?

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 79 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Gjithësi Paralele
Data e botimit: Sunday, 09 December 2001
Lėnda: Dimensione shtesë
Dimensione shtesëJo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera. Me Shpërthimin Zanafillës (Big Bang) mund të jenë krijuar plot Gjithësi të pavarura nga Gjithësia jonë.

Deri më sot ideja mbi një "Shumëgjithësi" mbetet vetëm një hipotezë. Por ndoshta një ditë do të arrinim me të vërtetë që duke udhëtuar përmes të ashtuquajturave krimbvrimash të vizitonim banorë të botave të panjohura - apo të udhëtonim në një të shkuar ku të takonim dinozaurët.

Në gjysmën e parë të qindvjeçarit të 20-të lindën dy teori themelore të fizikës me anë të së cilave u përpoq të shpjegohej Bota: Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit përshkruajnë krijimin e Kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës. Ndërsa Teoria Kuantike ka të bëjë me Kozmosin e Vockël, botën e atomeve dhe grimcave më të thjeshta. Që të dyja teoritë janë bindëse, por ama kanë një problem thelbësor: nuk bien në njëzëshmëri me njëra-tjetrën.


Që në fillim të viteve 30-të u përpoqën fizikantët të ndërthurnin midis tyre këto formulime - pa rezultat. Në vitet 60-të doli një teori e re, që njihet si Teoria String (e fillit) apo në një lloj tjetër më të zhvilluar të saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotë se guri themelor i lëndës (materies) nuk është i formës së pikës (lëmshit, rruzullit, atomit) por i formës së fillit (pejzës, vargut). Këto fille që deri më sot gjinden vetëm në teori, janë tepër të vegjël për t''''u përfillur prej nesh.

Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fillet e vegjël nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash. Ne nuk mundemi t´i dallojmë përmasat e tjera pasi këto janë veshur e ngjeshur brenda njëri-tjetrit në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës. Por çfarë të magjeps është ajo që: përpara e se këto përmasa shtesë të zhdukeshin, mund të kenë bërë të mundur krijimin e një numri të madh Gjithësishë Paralele. Për ta shpjeguar tërë këtë me një përfytyrim të vetëm: së bashku me Shpërthimin Zanafillës u krijua një numër i pafundtë botërash posi flluska sapuni të një lloj shkume parahistorike.


Por si do të dukeshin këto Gjithësi Paralele për të cilat po flasim ?
Ato mund të jenë kryekëput ndryshe nga Gjithësia jonë dhe mund të funksionojnë sipas disa ligjesh natyre krejt të tjera. Ndoshta do të ketë nga ato ku graviteti do të jetë kaq i dobët saqë gazrat e kohëve zanafillëse nuk kanë arritur të denden për të krijuar galaksitë apo yjet. Ndoshta në botë të tilla nuk është arritur të krijohet as vetë lënda dhe ku hapësira do të jetë e mbushur vetëm me rrezatim.

Ndoshta do të kishte Gjithësi, që do të ishin kaq të ngjashme me tonën saqë edhe atje të jetë krijuar jeta. Ose të tilla që do të ishin pothuajse kopje e sonës por ndryshimi me tonën të qëndronte në kohën. Mund të ndodhë që edhe vetë ne të gjendemi njëkohësisht edhe në një Gjithësi Paralele por në një formë tjetër. Ose të kishte një botë tjetër krejt si e jona ku të jetonte një kopje e jona. Gjithsesi: vetë Ajnshtajnit i ka dalur si përfundim të një ekuacioni të tij qenia e një Gjithësie Pasqyrë me Gjithësinë tonë.


krimbvrimë
A do të mundeshim parasëgjithash të lidheshim me Gjithësi të tilla të cilat do të egzistonin në mënyrë të pavarur nga e jona ? Në teori, ka rrugë për të udhëtuar në këto botë të huaja: këto rrugë njihen si krimbvrima. Krimbvrima është një lloj tuneli që lidh dy Gropa të Zeza me njëra-tjetrën. Kur kemi krimbvrimë, Gropat e Zezat janë të fundme. Kështu edhe forcat të cilave do t´i nënshtrohej një anije kozmike do të ishin të llogaritshme.
Kështu fundi i një Grope të Zezë do të jetë një Gropë tjetër e Zezë e cila do të villte jashtë anijen tonë kozmike. Por përsëri nuk dihet se ku do të na vjellë kjo Gropë tjetër e Zezë. Një krimbvrimë mund të ishte urë për në Gjithësi të tjera por edhe shkurtim udhe përbrenda vetë Gjithësisë sonë. Ndoshta edhe do të na çonte midis kohëve të ndryshme.
Teorikisht një krimbvrimë është e ndërtueshme.



Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: Welt Der Wunder, Parallel-Universen - Strings und ihre Folgen, 02.12.2001
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik
   Nga 3-dimensione në 4-dimensione e më tej
   Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D
   Një teori për gjithçka ? - String Theory
   Gjithësi Paralele


 
Kanė tė bėjnė..
· krimbvrima
· Bota
· planet
· parahistori
· © Rruzull.net lexo këtu
· Teoria e Fillit
· Gjithësia
· dimension
· Teoria e Lartëfillit
· Mekanika Kuantike
· Teoria e Relativitetit
· Kėrko tek lėnda: Dimensione shtesë


Shkrimi mė i lexuar mbi Dimensione shtesë:
Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.34
Votues: 23


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Gjithësi Paralele" | Kyēu/Krijo llogari | 4 Komente | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Gjith?si Paralele (Nota: 1)
nga salvi - Tuesday, 17 June 2003
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
N? rradhe t? par? t? p?rsh?ndes Alvin dhe te them komplimenta per artikujt e shumte qe ke shkruar ketu.
e lexova me vemendje artikullin tend te marre nga Welt der wunder dhe dua te te bej vetem nje korigjim te vogel:
Teoria e big bangut tashme eshte hedhur poshte nga te gjithe shkencetaret ose te pakten shkencetareve materjalist qe perbejne rreth 95 % .
Dhe arsyetohet ne kete menyre :
eshte pranuar tashme qe gjithesia eshte e pafundme ,(me arsyetimin e se ciles nuk dua te merrem), dersa teoria e big bangut thote qe miljarda vjet me pare ka ekzistuar nje planet shume i madhe i cili shpertheu dhe u krijuan planete me te vegjel, kjo shpreheje bie ne kundershtim me vete veten sepse themi gjithesia eshte e pafund dhe gjithashtu themi nje planet shume i madh ,po sa i madh?I pafund???? prandaj nuk mund te arsyetohet keshtu(ose te pakten keshtu mendoj une).
ME RESPEKT SALVI SIMAKU
ps:per ndonje paqartesi me shkruaj!!!




Re: Gjith?si Paralele (Nota: 1)
nga stiksi - Monday, 12 July 2004
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Mesazh drejtuar Salvi-t<br /> <br /> Teoria e Big-Bang-ut nuk e justifikon pafundesin e gjithesise ne nje menyre kaq te thjesht si thua ti( nje planet shume i madh), sepse perndryshe po me te njejtin arsyetim qe bere ti, kjo teori kishte per tu hedhur poshte shume kohe me perpara, dhe nje nder te parat qe do e sulmonte do ishte vete vatikani( qe per hipokrizi ne 1984 (o rreth ktij viti) e ka pranuar).<br /> Kjo teori parashtron si teze ekzistencen e nje particelle( me falni qe s''munda ta perktheja ne shqip kete fjale) shume te vogel por me nje dendesi infinite, dhe energji infitite, etc. Dhe nga vete fakti qe dendesia ishte infinite nxirret si rrjedhim qe masa e gjithesise eshte infinite e do jete infinite.( Gjithmone sipas teorise se Big-Bang-ut)



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.29 sekonda