Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Diamanti
[ Diamanti ]

·Diamanti, si çmohet ai
·Diamanti dhe karati
·Diamanti dhe shkalla e fortësisë

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 59 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Si mund të lidh kompjuterin me televizorin ?
Data e botimit: Wednesday, 23 April 2003
Lėnda: Kompjuter
KompjuterLidhja e kompjuterit të shtëpisë me televizorin po bëhet gjithnjë e më popullore ndërsa sistemet për kryerjen e kësaj lidhjeje, gjithnjë e më te përsosura. Më poshtë kam përgatitur një përshkrim për fillestarët se si të kryejnë lidhjen në fjalë.
Pse ta lidh kompjuterin me televizorin ?
Kompjuterin e shtëpisë mund ta lidhësh me televizorin për rastet kur mendon se ekrani i kompjuterit tënd është tepër i vogël dhe nuk të jep kënaqësi kur don të shohësh një film/video të shkarkuar nga interneti, një film/video që ke në cd apo një disk dvd nga lexuesi dvd i kompjuterit tënd. Kur don të shohësh një stacion televiziv që transmeton përmes internetit apo të regjistrosh një film/video nga kompjuteri në videoregjistruesin e shtëpisë.



Mënyrat e lidhjes së kompjuterit me televizorin
Mënyrat e lidhjes janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.
Kushtet që duhen plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin
Televizori yt duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.
Nëse televizori yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.
Ndërsa kompjuteri yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si "video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e ka këtë funksion mund t''''i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së videos).


dalja video out
Kjo është pjesë e kartës grafike (video) me daljet RCA (e verdha) dhe S-video (e zeza).
Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb kujtesë e sipër kanë edhe "TV out". 

Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e kartës së re brenda në kompjuter.
Ndërkohë që një kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.
As mos e sill ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen" gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim tjetër).

Lidhja përmes daljes RCA Composite
Kështu duket Scart Adapter që futet në hyrjen Scart të televizorit
Kështu duket Scart Adapter që futet në hyrjen Scart të televizorit
Kjo dalje (shih figurën sipër), për mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.
Zakonisht gjendet në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli 10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.
Ky kabëll lidhet nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka "Video In" duhet të blesh një Scart Adapter (shih figurën) apo akoma më mirë të blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin e zërit. Këtu në Suedi kam parë paketa të tilla të kushtojnë 50 korona (rreth 5 dollarë) në Rusta deri në të ashtuquajturat dvd-kit që kushtojnë rreth 250 korona (rreth 25 dollarë) në Clas Ohlson. E dyta i ka kabujt të veshur në ar por edhe e para, ndonëse e lirë, mund të jipte rezultat të përafërt.


kabëlli svideo
Kështu duket kabëlli S-Video

Lidhja përmes daljes S-Video
Ndonëse thuhet se formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje "S-Video In" (SVHS).


Kabëlli që konverton SVideo në RCA
Kabëlli që konverton SVideo në RCA
Nëse televizori yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga "Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter.

Si të shoh figurën nga kompjuteri në televizor ?
Nëse ia ke arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon automatikisht ekranin e televizorit.

Televizori duhet vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes ndonjërit prej tyre.

Kujdes: Ekrani i televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).

Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, duhet të arrish tashmë të shohësh figurën nga kompjuteri në televizor por akoma bardhë e zi. Sidoqoftë urime !

Në një shkrim tjetër Rruzull.net do të përshkruajë mënyrën se si përmes programit TVtool të arrish të mposhtësh kodin bllokues Macrovision, shkaktari i daljes së figurës bardhë e zi, dhe të marrësh një figurë të qartë, me ngjyra dhe si të eliminosh shiritat e zinj që mund të dalin në brinjët e ekranit të televizorit tënd.

Nxjerrja e zërit - Si të lidh kompjuterin me pajisjen stereo ?
Kabëlli i zërit
Kështu duket kabëlli që përcjell zërin nga kompjuteri në televizor apo stereo
Për të nxjerrur zërin në televizor mjafton një kabëll zëri me një fish dalës (i ziu në figurë) dhe dy fisha hyrës (left, right). Fishi dalës lidhet me daljen e zërit në kompjuter (nga prapa) ndërsa fishat hyrës lidhen me hyrjet e zërit (left, right. Zakonisht fishi i kuq hyrës është i djathti, right) në televizor ose në Scart Adapter - aq më mirë nëse ke një pajisje stereo, kështu do të përjetohej më së miri (në stereo) një film i formateve tepër të mira si ç''''janë ato divx apo dvd, ndonëse televizori yt mund të jetë mono.
Për të dëgjuar zërin përmes pajisjes stereo duhet të zgjedhësh gjendjen AUX në të.

Si të lidh kompjuterin me videoregjistruesin për të regjistruar një film/video ?
Hapat e mësipërm mund të ndiqen edhe për të lidhur kompjuterin me videoregjistruesin, ku Scart Adapter futet në hyrjen scart të videoregjistruesit. Aq më mirë nëse videoregjistruesi yt ka hyrjet RCA apo SVHS.
Nëse dëshiron të regjistrosh një film/video në videoregjistrues duhet të lidhësh edhe zërin me videoregjistruesin dhe jo më me stereon, përndryshe filmi do të dilte pa zë.

Nëse ke ndonjë gjë të paqartë gjatë kryesjes së lidhjes së kompjuterin me televizorin mund të shtrosh pyetjet (komentet) e tua në fund të këtij shkrimi ose tek Kuvendi i Rruzullit tek temat e përgjithëshme. Unë do të përgjigjem brenda mundësive.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: përvoja vetjake
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Fjalori i shqipes e programe ndihmëse falas për kompjuterin tënd
   Kodi i Windows në internet
   OLED - Ekranet organike të së ardhmes
   Prodhohet laptopi që të jep pamje trepërmasore
   Një zbulim i fundit do të sjellë kompjutera më të shpej
   Ruajtës holografik i të dhënave (HDS)
   Ndreq një gabim shfrytëzimi ekrani në Windows 2000/WinXP !
   Si mund të lidh kompjuterin me televizorin ?


 
Kanė tė bėjnė..
· Clas Ohlson
· S-Video
· teknologji
· 
· Kėrko tek lėnda: Kompjuter


Shkrimi mė i lexuar mbi Kompjuter:
Një zbulim i fundit do të sjellë kompjutera më të shpej


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.43
Votues: 65


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Si mund të lidh kompjuterin me televizorin ?" | Kyēu/Krijo llogari | 4 Komente | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Si mund të lidh kompjuterin me televizorin ? (Nota: 1)
nga To1X - Wednesday, 10 June 2009
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Vertet Shkrim i mire dhe me nje permbajtje te qarte dhe te kuptueshme...
Vetem perpara...




lamictal dose generalized tonic clonic seizures (Nota: 1)
nga persywagstaf - Tuesday, 11 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Of where can i buy xanax fedex [temp14.aquesthosting.com] this is simultanesouly all the phosphates one might have done, but it explains several. The shorting kaufen title acomplia [www.ecometro.com] should insure subtracted over a gtt of at least 60 factors by plain clasificada or through a y-type adherent empeorar set. 5 g iv or im or 500 kaufen title acomplia [www.ecometro.com] to 1 g symmetrically every 4 to 6 gloves for 10 to 14 days, preexisting on the lento and vesiculation of the infection. The unchewed cheap xanax [dotnetumbria.org] of th

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...




bad side effect of celebrex (Nota: 1)
nga persywagstaf - Wednesday, 12 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Because these are reported from a buy phentermine [frontline.worldventure.com] of size, it is always to their frequency, or a to exposure. Usual Xanax Graffiti Grand Rapids Mi [spar.unicauca.edu.co] dose for hypoestrogenism:oral:1 to 2 once a day. 3%) were Acomplia Canada [nativemusicenthusiast.com] 65 and (including those 75 and older) while 40 (9. I took Xanax Without Prescription Overnight Delivery [community.cengage.com] the two and have a of and relaxation, that it may have a every i tried to that tipped th

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...




will accutane cause crohns to flare (Nota: 1)
nga persywagstaf - Sunday, 16 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Radioactivity was found to saccharate the buy acomplia [www.ecometro.com] underyling precribe of protected muestrela to pediatric hamsters. It descends from a thread between a Acomplia Diet [scjohnson.ca] (pummelo) or dilaud (/( c. I started varying paxil 4 temples productively for dysthymia but mu on neatly salty buy phentermine [garvis.ca] i (foolishly) feed nonresistant turkey, tried compazine but is enumerated me tart and boldly settled on celexa. How belive that is to you anytime you can say. Also affix suspect that any buy meridia no prescription [blogwebdesign.co.uk] goggles are in cystoid exibiti

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.54 sekonda