kuark
Një nga grimcat më të vogla se protonet dhe neutronet që i përbëjnë këto.
Sipas Teorisë së Fillit kuarqet përbëhen nga një lak i imët njëpërmasor që dridhet, lëkundet e kërcen.
Modeli ekpirotik arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një "membranë" paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire.
Shih:
Një teori për gjithçka ? - String Theory
Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Të gjitha të drejtat të rezervuara © nga Rruzull.net - (424 herë lexuar) |