Zyra e Ellis Island ( ishulli i vogël që njihet historikisht si qendra e hyrjes dhe e regjistrimit të emigrantëve të cilët vinin në Amerikë para Luftës të dytë Botërore) në bashkëpunim me Mormon Church, kanë vënë në dispozicion listat emërore dhe të gjitha të dhënat e emigrantëve që kanë hyrë në Amerikë nga porti i New York-ut, nga vitet 1892 deri në 1924.
Të dhënat bazë japin emrin, moshën, statusin familiar, nacionalitetin, portin nga jane nisur dhe bile tregojnë dhe vaporin me të cilin
kanë udhëtuar, si dhe të dhëna të tjera të përgjishme lidhur me jetën që bënin në vendet e tyre dhe hollësi deri në sëmundjet që
kishin kaluar.
Deri tani disa nga këto të dhëna gjendeshin në arshivë në formën e shiriti mikrofilmi, ku te interesuarit për paraardhësit e tyre
duhet të shkonin në arshivë e të kërkonin me orë të tëra në këto filma, për të siguruar disa të dhëna.
Nëpërmjet çdo kompjuteri të lidhur me internetin, seicili mundet të nxjerë të dhënat për të afërmit e tij duke hapur këtë faqe:
www.ellisislandrecords.org
Këtu ka të dhëna për rreth 22 milion emigrantë të ardhur në vitet e përmendura më sipër.
Përgatiti
Arben Faber
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|